
8 makinat me te mira te 2015-es
Nga Golf-i tek Mercedes, makinat gjermane përbëjnë 27% e të gjithë makinave që janë blerë vitin e kaluar. Cilat janë makinat më të mira të 2015-ës?
Makinat të cilat mund ti përdorni për ti përmbushur detyrimet tuaja familjare mund të jenë të cfarëdo forme dhe madhësie. Pavarësisht markës që parapëlqehen nga njerëzit, kur është fjala për familjen u kushtohet rëndësi automjeteve të ndryshme që ofrojnë siguri shumëfunksionale, si dhe hapësirë më të madhe duke llogaritur bagazhin që posedon një familje. Veturat më të mira të vitit 2015 të cilat ofrojnë funksionet që i duhen një familje për udhëtime, duke akorduar temperaturen, hapësirën dhe sigurinë gjatë drejtimit. Ja kush janë makinat më të mira të 2015-ës!
Volkswagen Golf
Volkswageni ka konfirmuar se Golfi i ri ka teknologjinë më të re, përfshirë kontrollimin përmes gjesteve. Heinz-Jakob Neuser, zyrtar në kompaninë e njohur gjermane, ka thënë se modeli i rifreskuar do të arrijë në fund të vitit 2016 si vetura e parë e në sektorin e vet që ka sistemin e kontrollimit përmes gjesteve.
Teknologjia do të jetë identike me konceptin Golf R Touch që u shpalos në ‘Consumer Electronics Show 2015’ në janar.“Dizajni i brendshëm vjen me teknologjinë e re të VW, me aplikacione të dedikuara për makinat”. “Kontrollimi përmes gjesteve do të bëhet realitet në Golf në fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë Neuser për AutoExpress. Sipas informacioneve të publikuara deri tani, sistemi i ri do të ketë tri ekrane dhe pesë sensorë.
Volkswagen Golf GTI
Golfi standard është padyshim pjesë e kësaj liste me 8 breza dhe mbi 30 milion makina të prodhuara. Janë statistikat e shitjeve që e shkruajnë historinë e kësaj makine. Por versioni GTI është shumë më i avancuar dhe i kërkuar. Me motorin e tij turbo 2-litër, 210-kuaj-fuqi, GTI është tejet e argëtuese për tu drejtuar. Pjesa interiore është e bërë me materiale cilësore dhe të rehatshme. Duke filluar nga 24,785 dollarë kjo makinë është tepër e lirë për atë që ju ofron.
Ford F-150 Ford,
F-150 pick-up triumfoi duke lënë pas Chevrolet’s Colorado dhe Lincoln MKC në kategorinë “kamion”. Por ridizejnimi i kësaj makine është një evolucion i madh. F-150 ka një peshë prej 318 kilogram dhe për ta ndërtuar është përdorur alumini në vend të çelikut. Ka një motorr mahnitës turbo V6 të ri, 2.7-litërsh, ndërsa arrin deri në 325 kuaj-fuqi. Kjo është një shenjë inkurajuese se deri ku mund të shkohet më këtë makinë të re të Ford.
Mercedes-Benz C-Class
Mercedes Benz C Class është prezantuar në cermonin e prezantimit të makinave në Detroit. Për ta prezantuar modelin më të shitur ishte pronari Dieter Zetsche, që ishte krenar me krijimin e kompanisë së tij. Produkti i pestë i ‘Baby Benz’ ka debutuar i shoqëruar nga zëri i Kelly Rowland nga Destiny’s Child. Sipas ekspertëve të industrisë, kjo është një fryt i një sakrifice stilistike dhe teknologjike të nivelit të lartë. “Shembulli më gjenial është modaliteti i ‘ndalo dhe shko’ me një guidë gjysmë-automatike”, ka shtuar Zetsche. Duke ofruar teknologjinë më të përparuar, përvec rehatisë dhe sigurisë top klas, makina e re hyn në garë me rivalët e përjetshëm si Audi A4 e Bmw Serie 3. Mercedes do ta ofrojë edhe një variant hibrid, 300 BlueTEC Hybrid.
Porsche Macan
Modeli i ri Macan që në shikimin e parë krijon përshtypje se është e një dinamike absolute pavarësisht tonazhit. Porsche është e vetëdijshme se me Cayenne ka filluar prodhimin e makinave sportive dhe me Macan-in e ri i cili, dyfishon praninë e saj në segmentin SUV. Macan zhvillon përformancë të denjë për një 911, me motorin e saj benzinë me dy turbo dhe me 340 kuaj fuqi. Porsche Macan është një super makine që do t`ju lërë pa fjalë në çdo detaj. Cmimi i Porsche Macan varion nga 50.000 - 60.000 dollarë. Shpejtësia arrin në 100 km/h për 5.4 sekonda, ndërsa ajo maksimale është 254 km/h
Subaru Legacy
Brezi i ri Subaru Legacy pason 2011 Hyundai Sonata, 2012 Ford Focus, 2013 Ford Fusion, dhe më së fundi, në 2014 Subaru Forester. Ta themi thjesht: E çfarë ka të re këtë vit, ajo përfaqëson vlerën më të mirë në treg. Ne e kuptojmë se vlera do të thotë diçka të ndryshme në varësi të prioriteteve tuaja; dhe për të përfaqësuar shumica e këtyre prioriteteve, çdo model të ri të rishikuar në gjashtë kategori kryesore, për të arritur në një vlerësim të përgjithshëm që ju lejon shpejtësi, madhësi dhe disa modele që duhen marrë parasysh.
Kia Sorento
Kia prezantoi gjeneratën e re të modelit Sorento në fillim të tetorit të vitit të kaluar në panairin e veturave që mbahet në Paris. Gjatë konstruktimit të Sorentos së re, shumë vëmendje i është kushtuar pamjes së jashtme, duke pasur parasysh se në konstruktimin e këtij modeli përveç studios vendore të Koresë ka marrë pjesë edhe qendra e dizajnimit nga Gjermania dhe Kalifornia.Sorento është e gjatë 4.7 metra, 0.95 metra më të gjatë se modeli që po largohet. Makina është e lartë 1.6 metra dhe më e ulët se versioni i mëparshëm. Makina ka një motorr katër cilindërsh 2.0-litër me 186 kuaj fuqi, ndërsa motori 2.2-litërsh arrin 202 kuaj fuqi.
Subaru Outback
Ky version i lartë i Legacy është zgjedhja për një automjet, për ta drejtuar gjatë dimrit dhe mjaft të përshtatshëm për të mbajtur edhe fëmijët.
Më të lexuarat








